Aplikacion
Por një nga pyetjet që ka marrë më shpesh nga ndjekësit e saj dhe që i ka bërë gjithmonë kurioz, ëahtë mbajtja e dorës në xhep.
Çfarë do të thotë ky gjest dhe cila është arsyeja që fshihet pas saj? Grida Duma e ka zbuluar së fundmi gjatë një interviste në media.
Sipas Gridës, kjo është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të saj. Ajo tregon se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.
“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të tij, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan. Politikani nuk bën show, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vet, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa updated është ky që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën. Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e tij mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që ‘thuaj që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma.