zoom

Aktualitet

E trishtë në Maliq! Bënte kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit, mësuesi humb jetën pas mësimit

E trishtë në Maliq! Bënte kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit, mësuesi humb jetën pas mësimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Maliqit, ku një mësues ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, dyshohet si pasojë e një infarkti.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan, një zonë e thellë dhe me infrastrukturë të vështirë. Viktima është shtetasi Alban Bejleri, nga Bilishti, i cili ushtronte profesionin e mësuesit në shkollën e këtij fshati.

Mësohet se pas përfundimit të procesit mësimor, teksa po shkonte në këmbë drejt makinës, pasi rruga nuk lejonte akses me automjet deri në fshat, ai dyshohet se ka pësuar infarkt, duke humbur jetën në vend.