zoom

Bota

E tradhtoi me mbesën 15-vjeçare, gruaja “hakmerret”! I pret penisin burrit dhe ia hedh në tualet

Për t’u hakmarrë për tradhtinë e tij, një 34-vjeçare braziliane i preu penisin e burrit të saj.

Gruaja më pas e hodhi organin gjenital në tualet dhe pasi u la në ujë, shkoi për të rrëfyer krimin në komisariat, ku më pas u arrestua.

“Mirëmbrëma, kam ardhur të dorëzohem sepse sapo i kam prerë penisin burrit”, tha gruaja duke u paraqitur në komisariat së bashku me vëllain e saj.

Bashkëshorti 39-vjeçar është shtruar në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja tij shëndetësore.

Gruaja raportohet se e kishte zbuluar burrit tradhtinë me mbesën e saj 15-vjeçare.

Trashtia dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e çiftit dhe pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Në shenjë hakmarrjeje, ajo ka pohuar se teksa po kryenin marrëdhënie seksuale i ka lidhur duart bashkëshortit dhe më pas i ka prerë penisin me brisk.

Ajo fotografoi organin me celular, më pas e hodhi në tualet ku e lau me ujë.

Vëllai i gruas, i cili jeton pranë rezidencës së çiftit në qytetin e Atibaia, dëgjoi burrin duke bërtitur për ndihmë dhe e çoi në urgjencë në Cerejeiras për trajtim mjekësor. Gruaja është marrë në pyetje dhe më pas është liruar.