zoom

Politikë

“E shikoni si jargavitet?” Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Shkurt dhe prerë, koha jote ka mbaruar

Në turin nga Saranda në Tropojë në një ditë, Lulzim Basha iu përgjigj sërish për ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim.

Nga Shijaku, që ishte ndalesa e pestë e turit, kreu i PD ishte i prerë. “Rama po jargavitet, por koha e tij ka mbaruar”, tha ai para mbështetësve të tij.

Basha: 

Qeveria nesër nuk do të jetë me e një njeriu që ju premton dhe ju zhgënjen. Nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet! Tani që e ka kuptuar së shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Të behet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë Edi Rama koha jote ka mbaruar! Nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron Shqipëria.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, maratonë të ndryshimit. Së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para të hapim negociatat. Dhe Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa. Shqipërisë do t’i hapim negociatat duke votuar numrin 9. Për t’i dhënë fund mafias së rindërtimit. Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton.