zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua pranë Liqenit të Thatë

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua pranë Liqenit të Thatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ajo është mbytur vetë, duke kryer vetëvrasje.

40-vjeçarja kishte lënë automjetin dhe sendet personale pranë liqenit, përpara se të hynte në ujë.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku nisën veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura