Aplikacion
E moshuara dyshohet paraprakisht se kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar detergjentë larës në mënyrë të fshehtë dhe të pandërgjegjshme.
“Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, teksa po merren në pyetje dëshmitarët dhe stafi mjekësor i turnit, se si arriti e ndjera t’u shpëtonte nga vëzhgimi dhe konsumonte fatalisht detergjentin. /ZOOM.AL/