zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë, gjendet i pajetë në lumin e Mborjes trupi i një gruaje. Çfarë dyshon Policia

Trupi i pajetë i një gruaje të moshuar është gjetur sot në ujërat e lumit të fshatit Mborje në Korçë, nga banorët e zonës.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi menjëherë hetimet. Burime zyrtare sqaruan se viktima sipas dëshmive të familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme”, thuhet nga policia vendore në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes tragjike.

Ditën e djeshme, një 78-vjeçare paciente në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, e që vuante nga probleme të shëndetit mendor, piu detergjentë dhe ndërroi jetë më pas. /ZOOM.AL/