zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ Mbytet 19-vjeçari shqiptar, kishte shkuar për pushime

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet, kishte shkuar për pushime në Salento.

Ishin disa pushues të tjerë që ishin duke notuar aty pranë, që dhanë alarmin për 19-vjeçarin që ishte në vështirësi.

Pavarësisht përpjekjeve të kapiteni i portit dhe punonjësve të shëndetësisë, çdo gjë ishte e kotë.