zoom

Të gjitha

E refuzoi ish e dashura, shqiptari var veten

Një shqiptar 32-vjeçar u zhduk ditën e djeshme dhe kërkimet për ta gjetur rezultuan me një fund të hidhur.

Ngjarja ka ndodhur në Markopoulo të Ilisë në Greqi, ku i riu është gjetur i varur në pemë.

I riu nga Shqipëria ka kërcënuar se do të vetëvritej, pasi ish-partnerja nuk donte që të kthehej më me të, raportojnë mediat helene.

Shqiptari kishte munguar prej kohësh në vendin ku jetonte e kur ka shkuar ka kërkuar rilidhje me ish-partneren, por ajo ka refuzuar.

Ai është kthyer në shtëpi e ka shfaqur tendenca për të kryer vetëvrasje. Vajza ka thënë në polici se ka marrë mesazhe nga i riu shqiptar se do të kryente vetëvrasje.

Dhe vërtetë kështu kishte ndodhur. Pasditen e të hënës, 32-vjeçari u gjet i vetëvarur në Markopoulo të Ilisë në Greqi.