zoom

Aktualitet

E paprecedentë, hajdutët i hyjnë në shtëpi gardistit dhe i vjedhin armën. Çfarë dyshon Policia

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kryeqytet. Persona të paidentifikuar që po kërkohen nga hetuesit, hynë në banesën e një gardisti duke vjedhur armën e shërbimit pistoletë, në qëllime ende të panjohura.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gardisti ka deklaruar para grupit hetimor se armën ia kanë vjedhur në banesë persona të paidentifikuar. Në hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme në banesë edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.

Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë. Policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës. Policia ka sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas gardistit i kanë vjedhur armën. /ZOOM.AL/