zoom

Stil

E paprecedentë në SHBA, aktorja e njohur akuzohet për dhunim të ish-partnerit

Ish-i dashuri i Keke Palmer ka paraqitur dokumentet e tij të urdhrit të mbrojtjes dhe thotë se ajo tregohej fizikisht dhe verbalisht e dhunshme ndaj tij gjatë marrëdhënies së tyre.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, Darius Jackson shkoi të martën në gjykatë për të kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj saj. Në dokumente shkruhet se Keke shpesh ishte e acaruar dhe agresive gjatë marrëdhënies së tyre, zakonisht pasi pinte alkool dhe abuzonte me të për vite me radhë.

Ai thotë se nëna e fëmijës së tij e goditi me grusht në fytyrë në një festë ditëlindjeje në vitin 2021 pasi kishte pirë. Sipas Darius, shoqja e aktores, Lenoria Addison, u përpoq ta ndalonte Keke-n që ta sulmonte dhe thotë se ka mesazhet e saj ku i kërkon falje.

Jackson akuzon se e njëjta ngjarje ka ndodhur në ditëlindjen e tij në janar 2022 në Kankun dhe madje sulmi i la edhe të nxira në trup. Në dokumente, Darius pretendon se Keke gjithashtu e goditi me grusht gjatë ditëlindjes së tij në janar 2022 në Kankun dhe sulmi i la shenja në trup.

Një muaj më vonë, aktorja e ka sulmuar sërish duke e mbytur dhe goditur në shtpëi pasi ishte nën efektin e alkoolit. Ngjarja më e fundit ka ndodhur në mars kur sipas Darius, Keke u nevrikos me të prej dushit që rridhte, e fajësoi dhe më pas shpërtheu në ofendime ndaj tij.

Darius thotë se Keke shpesh i dërgonte një mori email-esh ku shpërthente më keq ose i kërkonte falje pasi e kishte dhunuar. Darius dhe Keke po kalojnë një proces të vështirë ndarjeje, ajo e akuzoi atë për abuzim – ai e mohoi dhe ajo mori një urdhër mbrojtjeje kundër tij si dhe kujdestarinë e përkohshme të fëmijës së tyre.

Tani, Darius po sulmon mbrapsht. Ai dëshiron që një gjykatës të trajtojë kërkesën e tij në të njëjtën kohë me seancën dëgjimore për pretendimet e saj dhe po kërkon një udhër mbrojtje që do ta detyrojë aktoren të qëndrojë 100 metra larg tij. /ZOOM.AL/