Aplikacion
Një gjykatë e Koresë së Jugut ka dënuar aktorin e “Squid Game”, O Yeong-Su, me tetë muaj burg të kushtëzuar, për sjellje të pahijshme seksuale, shkruan BBC.
79-vjeçari u akuzua në vitin 2022 për sulm seksual dy herë ndaj një gruaje.
Sulmet ndodhën pesë vjet më parë, kur ishte në një zonë rurale për një shfaqje teatri në 2017. O ka thënë se “do të apelojë vendimin dhe do të ketë shtatë ditë për ta bërë këtë”.
”Pretendimet janë se ai përqafoi një grua dhe i puthi faqen kundër dëshirës së saj”, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
O Yeong-Su i kishte mohuar akuzat që, sipas Gjykatës së Qarkut të Suwon-it, ndodhën në një rrugicë përballë banesës së viktimës. Ai u bë i famshëm si “truri” i lojës “Squid Games”, në një nga serialet më të ndjekur të historisë në kinematë dhe kanalet televizive botërore. /ZOOM.AL/