zoom

Aktualitet

Iu refuzua adoptimi nga familja suedeze, 9-vjeçarja shqiptare Lisa do të depërtohet në Shqipëri

Lisa, 9 vjeç, ka lindur dhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj në Suedi.

Në faza të ndryshme, ajo ka jetuar me Paulina dhe Hans Backström, sepse autoritetet kanë arritur në përfundimin se nëna e saj biologjike nuk ishte në gjendje të kujdesej për të.

Paulina dhe Hans Backström janë bërë edhe zyrtarisht kujdestarët suedezë të Lisës. Familja kujdestare është shprehur se Lisa, e cila shkon në një shkollë suedeze, kryesisht di të flasë vetëm suedisht dhe se ka një rrjet të madh shoqëror atje.

Por vendimi i Agjencisë Suedeze të Migracionit është që ajo të deportohet në Shqipëri. Ata besojnë se Lisa ka lidhje më të forta me Shqipërinë dhe nënën e saj biologjike sesa me Suedinë dhe Paulina e Hans Backström.

Në disa raste, Paulina dhe Hans Backström janë përpjekur të adoptojnë Lizën. Por kërkesa është rrëzuar si në gjykatën e rrethit ashtu edhe në atë të apelit.

“Është një vendim i tmerrshëm”, tha në muajin mars kujdestarja Paulina Backström.

Tani familja, së bashku me avokatin e tyre Fredrik Kron, kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë janë paralajmëruar demonstrata në të gjithë vendin që Lisa të mos deportohet.