zoom

Të gjitha

“E kanë ngrënë me sy…”/ Sara Hoxha bën komentin epik pas provokimeve nga fansat

Të jesh partnerja e një prej këngëtarëve më të komentuar dhe simpatikë si Ledri Vula nuk është aq e thjeshtë.  Videoklipet e tij janë gjithnjë të realizuara me protagoniste modele seksi dhe skena të nxehta mes tyre. As në këngën e re nuk kanë munguar të tilla skena teksa në njërën prej tyre, reperi shfaqet me Nutella.

Dhe me këtë gjë, një nga miqtë e çiftit ka ngacmuar Sarën. Ai ka publikuar një video në Instagram ku shkruan: “Sara, si mendon sa goca e kanë ngrënë me sy këtë ‘Nutella-n’ e Ledrit?” Teksa e ka bërë repost në Instastory, Sara ka dhënë një përgjigje tipike duke shkruar: “Unë e para, o zog.”

Në një skenë tjetër Ledri shfaqet në momente provokuese me modelen. E sigurisht Sara ka qenë në prapaskenë.  “E mbajta veten këtë herë”, -shkroi ajo duke publikuar një foto e duke lënë të kuptohet se e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze për afrimitetin e modeles me Ledrin.

Çift konfirmoi lajmet në prill të 2020 teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë./L.K

/Zoom.al