Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ferizaj, ku autori i dyshuar, Dardan Krivaça, ka rrahur për vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i Krivaças del në dokumentat e policisë.
“Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”, janë në mesin e akuzave për të riun.
Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.
Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një Audi me targa zvicerane.