Aplikacion
ZYrtari I plocisë së Durrësit dyshohet se ka kryer shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.Hetimet kanë zbuluar se punonjësi I policisë i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.
Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.