zoom

Bota

E çuditshme në Spanjë, “hajduti” çon dëm 2 mln euro verë në akt sabotimi (VIDEO)

Lëvizjet e burrit të panjohur, i cili sabotoi një punishte vere të famshme në Valladolid të Spanjës, duke hapur cisternat dhe duke derdhur 60 mijë tonë verë me vlerë 2 milionë euro, është regjistruar nga një kamera sigurie.

Videoja tregon qartë lëvizjet e burrit me kapuç, i cili, sipas tyre, duket se kishte njohuritë e specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinë Cepa 21, në zonën Castillo de Duero.

Fuçitë e hapura nga burri përmbanin verë nga markat Horcajo dhe Malabrigo, shishet e të cilave shiten për 90 dollarë secila.

Nga 60,000 litra verë, 20,000 ishin nga Horcajo dhe ishin të vjeljet e këtij viti, ndërsa 40,000 të mbetura ishin 1/3 e stoqeve nga varieteti Malabrigo.

Sipas pronarit të kantinës, qëllimi i qartë i autorit ka qenë që të dëmtojë biznesin, pasi nga ambientet e tjera nuk është vjedhur asgjë. /ZOOM.AL/