zoom

Aktualitet

Dyshohet se ndihmoi “Kobrën” të fshihte provat pas vrasjes së Visartit, ky është i arrestuari

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”.

I arrestuari tjetër është Roland Susuri nga Prizreni. Të dy akuzohen se lidhen me vrasjen e Visart Cengut nga Kukësi në lokalin e Dibranit, të njohur si King Kobra.

Bëhet e ditur se Susuri ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”, vendi ku u vra 31-vjeçari Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i të ndjerit. Arrestimi i tij është konfirmuar përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.