zoom

Aktualitet

Dy vëllezërit e dehur i shkojnë në shtëpi dhe e bëjnë për spital qytetarin. Mister motivet e krimit

Një përleshje mes dy të dehurve, vëllezër mes tyre, dhe një qytetari përfundoi me plagosjen e këtij të fundit dhe shpalljen në kërkim të autorëve.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, kurse i dëmtuari po merr ndihmë mjekësore.

Policia tha se të dyshuarit janë vëllezër mes tyre dhe përdorën mjete të forta për të plagosur shtetasin me inicialet S.S.

Dyshohet se këta shtetas kanë qene në gjendje të dehur kur janë konflijtuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se vëllezërit kanë shkuar në banesën e shtetasit S.S., dhe pas një ballafaqimi e kanë goditur dhe i kanë thyer xhamat e makinës së parkuar në shtëpinë e këtij shtetasi.

Aktualisht shtetasi S.S ndodhet në sallën e reanimacionit.

“Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/