Aplikacion
Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, George Foreman, ka ndërruar jetë të premten në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij në një postim në rrjetet sociale.
Foreman mori pjesë në ndeshjen ikonë “Rumble in the Jungle” kundër Muhammad Ali në 1974. Edhe pse e humbi atë dyluftim, ai ishte dy herë kampion në peshën e rëndë si dhe fitues i medaljes së artë olimpike.
“Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë George Edward Foreman Sr, i cili u largua paqësisht më 21 mars 2025, i rrethuar nga të dashurit”, tha familja e tij në një postim në një deklaratë në faqen e Foreman në Instagram.
I lindur në Teksas në vitin 1949, Foreman filloi boksin në moshën 16-vjeçare. Ai fitoi famë botërore në Lojërat Olimpike në Meksikë në vitin 1968, ku siguroi medaljen e arit teksa ishte vetëm 19 vjeç.
Ai më pas doli si boksier profesionist dhe fitoi titullin e tij të parë në peshën e rëndë kundër kampionit në fuqi Joe Frazier.
Ai e mbrojti titullin dy herë përpara se ta humbiste atë nga Ali në Kinshasa, Zaire – tani Republika Demokratike e Kongos – pavarësisht se ishte më i madh se kundërshtari i tij.
Humbja e dëmtoi Foremanin, i cili përfundimisht u tërhoq nga boksi. Një dekadë më vonë ai u kthye në ring, i cili përfundimisht i dha titullin e tij të dytë në peshën e rëndë në 1994. Në moshën 45-vjeçare, ai ishte mbajtësi më i vjetër i titullit ndonjëherë.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore