zoom

Blog

Dy fëmijë të vegjël mbetën pa baba! Pse u vra Egli?

Dy fëmijë të vegjël mbetën pa baba. 3 dhe 12 vjeç.  I ati punonte nga mëngjesi në darkë. Paradite ishte operator në OSHEE e qytetit dhe pasdite shërbente kafe në një lokal të vogël të marrë me qira.  Isha në shtëpinë e tyre sot. Babait të tyre, Eglit po i ndaheshin të tretat. Njerëz të veshur me të zeza dhe lot në sy. Por lot më therës ishin ata që binin nga sytë e Nazmiut, babait të Eglit. Pranoi ngushëllimet e mia dhe më tha:

“Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin. Çfarë ndodhi atë një orë që unë u largova nga ai?”

Pse u vra Egli?

3 ditë pas ngjarjes të gjithë shprehnin keqardhje për vrasjen e tij, por kur i pyesja për të arrestuarit apo motivet e ngjarjes ngrinin supet.

Çuditërisht në Pogradecin e vogël askush nuk e njihte autorin; nuk dinte asgjë për të.

Biseda me shumë persona rridhte normalisht derisa përmendej ai emër.

Kudo lexohej frikë, burimin e të cilës duhet ta zbulojnë autoritetet, para se ta quajnë “të pakujdesshme” goditjen seri me grusht në kokën e 42 vjeçarit.

Kamerat e kanë kapur Eglin vetëm të gjallë. Ato të lokalit nuk punonin ndërsa të marketit përballë policia nuk po I administronte dot.

Por trupi I pajetë I 42 vjeçarit dëshmonte për çfarë kishte ndodhur. Gjithë ana e majtë e kokës së tij ishte u mbushur me hematoma dhe edema. Buza i ishte çarë. Në trotuarin ku ai qëndroi për minuta të tëra ende pas 3 ditësh kishte shenja të gjendjes së tij pas dhunës.

Si mund t’i them Nazmiut të shkretë se e gjithë kjo ishte një pakujdesi?!