zoom

Të gjitha

“Duhet të shijojmë çdo ditë…”/ Jennifer Aniston flet për vështirësitë e filmit të fundit

Aktorja Jennnifer Aniston ka xhiruar vazhdimin e filmit të Netflix, “Murder Mystery” muajve të fundit dhe për këtë arsye ka qëndruar në Paris.

Megjithatë, ajo thotë se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez ishte ndier e padobishme, duke qenë se po xhironte një film, derisa jo aq larg nga aty, në Ukrainë, është duke u bërë një luftë.

“Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër”, ka deklaruar 53-vjeçarja për ‘People’.

Aktorja ka thënë se ishte e pakuptimtë të xhironte një komedi pas luftës së filluar nga Vladimir Putin në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve.

“Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë”, është shprehur Aniston. Ajo që dy vitet e fundit na kanë mësuar të gjithëve është se duhet të jemi mirënjohës për çdo ditë.”-shtoi Aniston./L.K

/Zoom.al