zoom

Të gjitha

“Dua të jem James Bond i ri”, The Rock shpreh publikisht dëshirën

Daniel Craig, aktori i njohur për paraqitjen e tij si “James Bond” në filmin “No Time To Die”  ka vendosur në fillim të këtij viti që të heqë dorë nga ky rol.

Ndërkohë një emër mjaft i njohur në botën e kinematografisë ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë James Bond-i i ardhshëm.

The Rock, ka zbuluar në “Esquire” se do të dëshironte të bëhej pjesë e tij për të vazhduar një traditë familjare.

Sjellim në vëmendje se gjyshi i Dwayne, Peter Maivia ishte një mundës profesionist nga Samoa, i cili u shfaq në një rol në filmin e Bond-it të vitit 1967, “You Only Live Twice”.

‘Po, gjyshi im ishte personazhi i keq i Bond-it në “You Only Live Twice” me Sean Connery. Shumë, shumë mirë. Dua të jem Bondi i ardhshëm. Unë nuk dua të jem një personazh i keq. Dua të jem Bond. Dhe unë do të doja të ndjek hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm”, u shpreh ai.