zoom

Aktualitet

Drejtorët afër Veliajt u arrestuan me urdhër të SPAK, nesër seanca për masat e dosjes “5D”

SPAK ka dorëzuar aktet e dosjes, kurse nesër në GJKKO pritet që të mbahet seanca për caktimin e masës ë sigurisë për 8 drejtorët dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, njerëz afër kryebashkiakut Erjon veliaj, të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit, në lidhje me të koduarën si “Dosja 5D”.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Të tjerët, do njihen me masën paraprake “detyrim për paraqitje”, që sips SPAK nuk pritet të ndryshojë.

Burime nga SPAK thanë se Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e dyshuar si ankronim për “5 Drejtorët”, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D. Edhe sot ish-deputeti bëri të tjera denoncime me faksimile, duke vënë në dukje luftën brenda socialistëve. /ZOOM.AL/