zoom

Aktualitet

Dramë në Lushnjë, 54-vjeçari tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati. Rëndë te Trauma

Një 54-vjeçar nga Lushnja ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e sotme dhe në mënyrë dramatike ,duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

Policia njofton se 54-vjeçari ka shpëtuar dhe po merr merr mjekim në Spitalin e Traumës, teksa ka plagë kritike, si thyerje kockore dhe trauma në kokë.

54-vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni, por hetimet janë ende aktive.

“Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi G. Q., 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni.

Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/