zoom

Aktualitet

Ky është 40-vjeçari Marku që terrorizoi “Shkëmbin e Kavajës”, RENEA i dha besën të mos e qëllonte

Pak momente pas negocimit dhe terrorit 5 orësh, Aleks Marku u arrestua nga RENEA pa shkaktuar të lënduar nga plumbat e shumtë dhe paniku në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.

Kjo është edhe fotoja e autorit që mbajti peng fëmijët dhe lëshoi breshëri kallashi që nga ora 02:00 e mëngjesit. Pas arrestimit dhe dorëzimit, Marku tha se po mbrohej se kishte frikë se do e sulmonin disa persona që e ndiqnin.

Policia i dha besën se nuk do e vriste po të dorëzohej dhe negociatat e bindën Markun të hidhte armën. Kurse të qarat e fëmijëve nuk pushonin.

Policia po e verifikon këtë dëshmi, konfliktet e vjetra që 40-vjeçari ka pasur, teksa do pyeten edhe fëmijët e mitur me psikolog.

Ngjarja ndodhi në Durrës dhe pak pas orës 07:00 makthi mori fund. Marku, gjysmë i zhveshir dhe me cigare në dorë u prangos dhe dërgua në paraburgim. /ZOOM.AL