Aplikacion
Kreut të PD-së Berishës do t’i komunikohet akuza nga trupa gjykuese në seancën që pritet të nisë në orën 12.00.
Ndërsa opozita ka paralajmëruar protestë para SPAK, ndërsa godina është “blinduar” nga policia e shtetit.
Në të njëjtën ditë, por dy orë më vonë do të paraqitet në SPAK edhe Jamarbër Malltezi, për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”.
Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”.
Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet