zoom

Aktualitet

Dosja e bujshme e SKY ECC në Belgjikë, dëshmojnë 3 shqiptarët e dyshuar. Detajet e përgjimeve

Është mbajtur të martën seanca e radhës e megaprocesit “Sky ECC” në Belgjikë me 124 të pandehur, mes të cilëve vlonjati Eridan Munoz Guerrero, të akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe kultivim kanabisi.

Midis nëntë të pandehurve të dëgjuar të martën përpara gjykatës penale të Brukselit, tre u shfaqën për rolin e tyre të dyshuar si “kopshtarë” në një plantacion kanabisi.

I pari, Murat E., dyshohet se është një nga drejtuesit e organizatës kriminale që qëndron pas këtij trafiku droge. Ai kundërshtoi akuzat kundër tij, por pranoi se ishte përdorues i tre telefonave të pajisur me softuer komunikimi të koduar “Sky ECC”.

“Në kafenetë ku punoja në Holandë, ishte e zakonshme,” tha ai. I pandehuri ka shpjeguar se aty kishte marrë pjesë në mirëmbajtjen e një plantacioni dhe prodhimin e një të dyti. Midis fqinjëve tanë holandezë, është e ligjshme që të ketë deri në pesë bimë kanabisi.

I dyshuari i dytë, Leonard Z., dyshohet se mbante bimë kanabisi si pjesë e trafikut dhe u arrestua në tetor 2022, katër ditë pas mbërritjes së tij në Belgjikë.

Burri pranoi se misioni i tij konsistonte në ujitjen e bimëve, por mohoi të ishte pronar i GSM Pixel (i njohur si veçanërisht i sigurt dhe si rrjedhim i popullarizuar në qarqet kriminale) i gjetur në xhepin e tij gjatë arrestimit të tij.

Artjol M. u arrestua një muaj e gjysmë pas mbërritjes në Belgjikë. Numri i tij i telefonit do t’i ishte caktuar në plantacionin e kanabisit, sipas të pandehurit. Ky numër figuronte në emrin e Gentian S., po ashtu i akuzuar në këtë çështje.

I pyetur në lidhje me screenshotet e gjetura në celularin e tij që tregonin një kafene të vendosur në Schaerbeek, i pandehuri shpjegoi se kjo ishte pika e mbërritjes në Belgjikë për të cilën ishte informuar kur u largua nga Shqipëria. Ky lokacion del rregullisht në këtë rast, gjë e cila ka habitur kryetarin e gjykatës. /ZOOM.AL/