zoom

Të gjitha

Donaldi s’mban dot lotët! Romeo kalon me parashutë mbi shtëpinë e BB VIP

Donaldi ka marrë një tjetër surprizë në Big Brother Vip, këtë herë nga vëllai i tij, Romeo. Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo.


Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.

Kujtojmë që një tjetër surprizë iu bë Donaldit nga Bora Zemani. Ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, teksa të dy shkëmbyen edhe një puthje që nxiti zërat për ribashkim mes tyre.

“Të kam ndjekur gjatë gjithë kohës dhe dua të të them diçka. Një nga gjërat që unë kam dashur më shumë te ty ka qenë humori, ka qenë energjia pozitive që ke gjithmonë në grup dhe këtë nuk duhet ta humbasësh asnjëherë. Mua më është bërë endrra realitet më kupton? (Qesh). Të të shoh 24 orë çfarë po bën, çfarë po flet, kurse ti je në kushtet më të këqija të mundshme që nuk merr vesh dot asgjë për mua”, i tha Bora Donaldit.

Donaldi gjatë gjithë kohës e shihte në sy e më pas e puthi. Bora tha se këtë gjë se kishin bërë në publik as kur ishin çift. Më pas Donaldi e pyeti se a do dhe ajo u vu në siklet , ndërsa ai i tha se e do. Në fund ajo i tha se do e presë.