zoom

Aktualitet

“Do të të vras, do të të ha”/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, arrestohet shqiptari në Itali

Besnik Rreshka, 37-vjeçari shqiptar me banim në Vicenza, është dënuar me 2 vite burg pasi ka kanosur dhe keqtrajtuar gruan e tij, një bashkatdhetare 32-vjeçare.

Mediat italiane raportonë se majin e kaluar, Rreshka kishte kërcënuar gruan e tij duke i thënë “nëse flet në polici të betohem se do të vras” dhe menjëherë më pas, para hetuesve të policisë gjyqësore që kishin ndërhyrë ndërkohë, 37-vjeçari kishte vazhduar me kërcënimet: “Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash, do të të ha”.

Sulmet verbale shpesh janë pasuar edhe nga ato fizike. Ai e kishte kërcënuar edhe me armë zjarri: “Do të të vras, do të vras!”.

Qershorin e kaluar, Rreshka, megjithëse kishte marrë urdhrin për t’u larguar nga shtëpia bashkëshortore ishte paraqitur para shtëpisë së saj për ta takuar. Gruaja filloi të shqetësohej menjëherë.

E frikësuar ajo kapi telefonin pa humbur asnjë moment dhe thirri policinë. Policët kishin mbërritur brenda pak minutash, por Rreshka nuk ishte më para shtëpisë. Kur e kuptoi se gruaja e tij kishte thirrur policinë, ai ishte futur në makinë dhe ishte nisur me shpejtësi të plotë me shpresën se do t’i shpëtonte uniformave blu, por autoritetet italiane e kapën dhe e arrestuan.