zoom

Të gjitha

“Do ta mbështes gjithmonë…”/ Çfarë e shtyhu Atdheun të ndryshonte mendim për Arjolën ?!

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Atdhe Xharavina është përfolur goxha në lidhje me krisjen e miqësisë së tij të ngushtë me Arjola Demirin. Së fundmi në një intervistë për “Mirage” ku zbulon se si i kanë raportet me njëri-tjetrin.

Gjatë periudhës së BBVIP ish-konkurrenti hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes Arjolës dhe Antonela Berishës. Atdheu u shpreh se Arjolën do ta mbështesë sa të ketë jetë pasi ajo iu është gjendur pranë kur si ka ardhur në fillim në Tiranë.

“Ishte një sqarim sepse u përmend emri im në dy tre raste dhe u detyrova te shkoja dhe duke marrë parasysh kohën e gjatë që kam pasur shoqëri me Arjolën e ndjeva veten që duhej të shkoja. Sot raporti jonë ka ndryshuar pak por unë e kam thënë dhe më parë që sido që të jetë situata… E di si është puna , të kesh një shoqëri të sinqertë, pa interes dhe të na mbesi hatri për diçka pa lidhje, kështu nga dy- tre dit na mbet hatri për diçka por rregullohemi. Unë Arjolën do ta mbështes sa të kem jetë sepse ka qenë e vetmja që kur kam ardhur në Tiranë më ka mbështetur, kam pasur shoqëri por ajo më ka përkrahur më së shumti”– deklaroi Atdheu.

Përsa i përket pjesëmarrjes në “BBVIP2”, ish-konkurrenti tregoi se do të merrte pjesë vetëm për të testuar veten e tij./L.K

/Zoom.al