zoom

Aktualitet

“Do dal dhe do të vras”, si e kërcënoi ish-burri Sabrinën 2 java para lirimit nga burgu

“Do dal nga burgu dhe do të vras!” Ka qenë ky kërcënimi që Elton Metaj i ka bërë Sabrina Begajt në një bisedë telefonike mes tyre. Detajet i ka bërë të ditura gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja shpjegon se kërcënimin, Metaj e ka bërë vetëm dy javë përpara se të dilte nga burgu i Zaharisë.

Hoxha thotë se në rastet e personazheve me pikëpyetje, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’u dhënë lirinë.

“Çështja nuk është ndjekur ai për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm në gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen të gjithë bashkë të personazheve me pikëpyetje, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’u dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje. Ishte një divorc i papranuar ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.

Pasditen e sotme janë mbajtur në Tiranë dhe në Fier protesta për rastin e Sabrinës dhe për gra të tjera që kanë rënë pre e burrave abuzues. Në protestën e organizuar ishte i pranishëm edhe vëllai i Sabrinës i cili deklaroi për mediat se ish-dhëndri i tyre ishte “një dhelpër që ua punoi pas shpine.”