zoom

Aktualitet

“Babai i Sabrinës kërkonte t’i çoja foto duke kryer marrëdhënie me të bijën”/ Trondit Elton Metaj!

Rikthehet historia e Fierit. Elton Metaj ka folur nga burgu duke dhënë versionin e tij të vrasjes.

Eltoni ka tronditur me deklaratat, ku shprehet se ish-vjehrri i ka kërkuar atij që “t’i dërgonte foto nudo të tij dhe të Sabrinës, madje edhe duke kryer marrëdhënie”.

“Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të vajzës së saj nudo, duke bërë marrëdhënie. Ja kam dërguar, janë në messenger. I thosha çfarë po thua, ti je jashtëtokësor”, shprehet Metaj për “Shqipëria Live”.

Po kështu ai shton se babai i Sabrinës e ka kërcënuar herë pas here me jetë.

“Dola nga burg, bëra burg për këtë grua. U ndava 3 mujorin e fundit. I bëri presion babai, i çonte plumbin, ose e vdekur ose e ndarë nga unë. Kam komunikuar me Sabrinën, me vjehrrën dhe vjehrrin kur isha në burg. Asaj i thosha se e dua. Ajo thoshte fjalë të pista. Nga presioni i tyre. Më tha e shikojmë kur të dalësh nga burgu. Më 26 korrik dola nga burgu. Nuk e kam kërcënuar kurrë Sabrinën. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj. Jam takuar me familjen e saj kur dola nga burgu. Ndërsa kur isha në burg kam folur ditë për ditë me të gjithë, me Sabrinën, me ish-vjehrrin”, tha ai.

Metaj shtoi më tej se ish-vjehrri e ka kërcënuar duke i thënë “ke 4 orë jetë”. Sipas tij, njerëzit e ish-vjehrrit e kanë ndjekur 5 ditë me radhë dhe ishin me armë.

“Kam shkuar te policia e Fierit, po ai ka miq atje, ku të ankohesha”, tha Metaj, i cili vijoi duke thënë se nuk e dinte se ish-vjehrri nuk ishte në shtëpi ditën që ka shkuar atje dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

“Kur shkova te shtëpia e Sabrinës, ai ka qenë në Itali. Unë e dija në shtëpi, se ashtu thoshte ai. Unë shkova të takohesha me vjehrrin. Armën e mora për presion. Shteti nuk më mbrojti. Në shtëpi ishte vetëm Sabrina, më pas erdhi vjehrra. Nuk ka qenë duke ngrënë, siç është thënë. Ajo po fliste me të dashurin”, shprehet ai.

Metaj më pas shton se ishte dëshirë e ish-vjehrrit që të vriste vajzën.

“Vjehrri më ka ndjekur me armë. Ajo m’u hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën. Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj.