Aplikacion
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford thotë se është “gati për një sfidë të re” pasi u pyet për të ardhmen e tij në klub.
27 vjeçari, në një intervistë, tha: “Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë.”
Ndërsa më pas shtoi se: “Sa më përket mua, personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”.
Rashford ka shënuar 138 gola në 426 paraqitje për klubin që nga debutimi i tij në vitin 2016, pasi ka kaluar në radhët e të rinjve të United.
Megjithatë, ai ka luftuar për formën gjatë 18 muajve të fundit dhe ka tërhequr kritika nga ekspertët dhe tifozët.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore