zoom

Të gjitha

Ditëlindja e Sara Hoxhës nuk shkoi siç duhet , mos ndoshta Ledri u bë shkak ?! ( VIDEO)

Sara Hoxha partnerja e Ledri Vulës ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Blogerja kishte organizuar një festë të madhe me familjarë e miq të saj, por edhe të Ledrit. Teksa të gjithë prisnim ndonjë surprizë romantike nga ana e reperit për Sarën, Ledri ka dalë nga pritshmëritë. Jo surprizë romantike, por një rreng ka qenë ajo çka ai ka zgjedhur t’i bëjë partneres.

https://gorilla.cdnja.co/v/dr/drBm9.mp4?token=N_4MfP-zkzgOs14sYuTkWQ&expires=1655733629

Në momentin që Sara po priste të frynte qirinjtë e ditëlindjes, Vula i cili po sillte tortën e ka rrëzuar para këmbëve të saj. Diçka e menduar kjo nga ana e reperit. Në gjithë këtë “shaka”, reagimi i blogeres ka qenë epik. Ajo ka mbetur e shtangur në vend, ndërsa Ledri po qeshte me të madhe.

Ju kujtojmë që çift konfirmoi lajmet në prill të 2020 teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë. Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu./L.K

/Zoom.al