zoom

Bota

Diplomati amerikan vdes mistershëm në dhomën e hotelit në Kiev. DASH e konfirmon, ja çfarë dyshohet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev.

Matthew Miller, zëdhënës i Departametit amerikan të Shtetit, gjatë një konference me gazetarë ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.

“Kemi mësuar se vdekja e tij ishte natyrale”, shtoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit. Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe më të dashurve të punonjësit të ambasadës.

Lajmin fillimisht e raportoi “Ukrainska Pravda”, duke cituar burime të zbatimit të ligjit.

Trupi i përfaqësuesit të ambasadës amerikane në Ukrainë u gjet më 25 qershor në një dhomë në hotelin “Hilton”. Nuk janë konstatuar gjurmë dhune dhe sipas të dhënave fillestare ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, është komenti i shkurtër i përfaqësisë amerikane në kryeqytetin ukrainas. /ZOOM.AL/