Aplikacion
Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar për dhunimin e analistit Ilir Demalia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Roland Sula, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Demalias. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kërkimet për kapjen e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës, pak pasi analisti kishte dalë nga banesa e tij.
Në dëshminë e dhënë para policisë, Ilir Demalia ka deklaruar se sulmi ndaj tij nuk lidhet me motive politike, por me një konflikt për shkaqe banale.
Sipas tij, autori i dyshuar, i cili është banor i së njëjtës lagje, e akuzonte se kishte njoftuar Policinë për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, çka kishte sjellë vendosjen e gjobave ndaj tyre.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të arrestuar personin e shpallur në kërkim.