zoom

Aktualitet

Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzat e mitura, pranga 39-vjeçarit. I gjenden dhe armatime

Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Kukësit ditën e sotme, pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e mitura.

Policia sqaron se Q. D., gjithashtu mbante në banesë edhe 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh, që u sekuestruan si prova materiale.

“Dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe se ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura, arrestohet 39-vjeçari. Ky shtetas posedonte në banesë, 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Aksioni u bë në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës”, thanë burime zyrtare.

I dyshuari e mohoi akuzën e dhunës dhe ngacmimit, teksa në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura