zoom

Kinema & Netflix

Detaji pikant/ Asnjë prej 10 aktorëve më të paguar të vitit 2023 nuk fitoi “Oscar”

Cillian Murphy dhe Emma Stone ishin dy aktorët që morën çmimet e para në Oscar për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në ceremoninë e këtij viti të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk arriti në krye të listës së aktorëve më të paguar për vitin 2023. Në listën e publikuar nga revista “Forbes”, nuk kemi në radhë të parë asnjë nga yjet që përfshiu natën e Oscars. Në vend të kësaj, ai që ishte në krye të top-10 ishte Adam Sandler, sigurisht falë Netflix.

Sipas mediave amerikane, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023 abonentët ndoqën më shumë se 500 milionë orë përmbajtje me aktorin kryesor, kështu që me shifra të tilla si platforma ashtu edhe ai “e morën vlerën e parave të tyre”.

Vitin e kaluar, Sandler fitoi (para taksave) rreth 73 milionë dollarë. Një vend më poshtë ishte Margot Robbie, me rreth 60 milionë dollarë fitime, falë suksesit të madh të filmit Barbie, ndërsa kolegu i saj në film, Ryan Gosling doli i katërti.

Top-3 u mbyll me një fytyrë të njohur në këto lista, Tom Cruise. Filmi i fundit “Mission Impossible” mund të mos ketë arritur rezultatet e Maverick, por gjithsesi i dha aktorit amerikan 45 milionë dollarë.

Dhjetë të parët e listës:

-Adam Sandler – 73 milionë dollarë

-Margot Robbie – 60 milionë dollarë

-Tom Cruise – 45 milionë dollarë

-Ryan Gosling – 43 milionë dollarë

-Matt Damon – 43 milionë

-Jennifer Aniston – 42 milionë dollarë

-Leonardo DiCaprio – 41 milionë dollarë

-Jason Statham – 41 milionë dollarë

-Ben Affleck – 38 milionë dollarë

-Denzel Washington – 24 milionë dollarë

/ZOOM.AL/