zoom

Slider

Detaje tronditëse/ Autori dhe viktima ishin të martuar, i ati dalloi që…

Ferizaj u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë pasi, Marigona Osmani 18-vjeçare, u nda nga jeta.

Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32, e dërguan trupin e të resë pa shenja jete në spital.

Më pas të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali. Emri i Dardan Krivaqes ishte i njohur për qytetarët në Ferizaj, edhe para se ai të kërkohej si i dyshuar për keqtrajtimin deri në vrasje të partneres së tij.

Për Krivaqen, thanë se prej vitesh ka qenë problematik dhe i dyshuar për kryerje të veprave penale. Megjithatë, familja e viktimës ia kishte dhënë “bekimin” martesës së tyre, pasi, sipas dajës së vajzës, nëna e Dardanit u kishte thënë se çifti janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk do të kenë probleme.

Daja i të ndjerës, tha se vajza ishte martuar prej 2 muajsh me të dhe nuk është ankuar se ka pasur probleme me partnerin e saj.

“Unë jam daja i viktimës. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditur çfarë ka ndodhur. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Ajo është martuar me të që 2 ose 3 muaj më parë…Vajza nuk ka treguar që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj). Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoh me të, u martu, kur ka ardhë në shtëp”, tha ai për Gazetën Express.

Por, ai thotë se babai i viktimës e ka vërejtur nga sytë e Dardanit se çifti po fshehin diçka. “Por, në bazë të babës së saj, se ky e ka pyet si po e kalon, ajo ka thënë mirë, por po thotë se e ka parë tek sytë e atij djalit se ka pas diçka të fshehtë”, u shpreh ai më tej. Daja i viktimës pohon se 18-vjeçarja kishte nisur një punë, por e kishin larguar nga puna me të marrë vesh se është partnerja e Dardanit.

Postime të lidhura