Aplikacion
Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari.
Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio.
Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë.
Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin.
Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që nesër pasdite të dalë para prokurorëve të Perugia-s, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur.