zoom

Bota

8 muaj i fshehur në një komunitet priftërinjsh, Pecorelli: Kam kryer krime edhe në Shqipëri

Historia e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij po bën bujë në media.

Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit dyshojnë se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas, bashkë me një kufomë të marrë nga varrezat.

Tashmë, ai është akuzuar nga Prokuroria e Pukës për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh.

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje biznesmenin. Gjëja e parë që ka thënë vetë Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët. Në momentin që gazetari i TGCom afrohet për ta pyetur, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, ka tentuar largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët.

“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Nuk kisha asgjë për të fshehur. Shpjegova gjithçka. Prokurorët Cantone dhe Petrazzini morën shënim krimet e kryera në Itali dhe Shqipëri. E vetmja gjë e sigurt që mund t’ju them është se nuk do ta ribëj sipërmarrësin në Itali.”

Gjithashtu, ai shfajësoi këdo pranë tij:

“Kur ata më deklaruan të vdekur, nuk kam kontaktuar me askënd. Familja ime nuk dinte asgjë. Ata më panë përsëri vetëm kur u ktheva nga Toskana. Nuk mund të them asgjë tjetër.”- është shprehur ai.