zoom

Bota

“Po kërkoja thesarin”/ Inskenoi vdekjen në Pukë, kush është prifti që e ndihmoi Pecorelli-n të kalonte kufirin

Zbulohen detaje të reja në lidhje me inskenimin e vdekjes në Pukë të biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

Mediat italiane shkruajnë se nga verifikimet e kryera deri më tani, hetuesit dyshojnë se biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, është ndihmuar nga një prift në vendin tonë.

Prifti,emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet ta ketë dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medugorje, në Bosnjë.

Sipërmarrësi tha se po kërkonte një thesar në Medjugore, të cilin nuk e gjeti kurrë.

Çfarë tha Pecorelli dje?

Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Raffaele Cantone, ish-gjyqtari italian i futbollit është shprehur.

“Vendosa që të zhdukesha sepse jam i zhytur në probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar.”

Biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, inskenoi vdekjen e tij në Pukë, dhe qendroi i fshehur për 9 muaj. Por “filmi” i tij mbaroi, pasi një qytetar e identifikoi atë rastësisht dhe më pas njoftoi policinë.