zoom

Aktualitet

Biznesmeni Pecorelli tha se e ndihmoi të zhdukej, reagon Dom Zef Marku: Nuk ka mundësi të…

Biznesmeni Davide Pecorrelli u gjet i gjallë pas tetë muajve, pasi inskenoi të gjithë vdekjen e tij në Pukë. Në media qarkulloi lajmi se i vetmi prif që e ka ndihmuar për të shkuar në Medjugore është ai i Pukësz

Nisur nga kjo ka reaguar në një bisedë telefonike me Fax News, prifti i Pukes, Dom Zef Marku, i cili i indinjuar mohoi kategorisht të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu Marku u shpreh se do hedhë në gjyq të gjithë ata qe kanë bërë shpifje të tillë duke dëmtuar imazhin e tij.

Sipas Dom Zefit kjo është një akuze e rëndë e pabazuar në fakte , për më tepër e hedh poshtë duke e argumentuar me faktin që një prift shqiptar nuk ka se si të ketë lidhje me fretërit e Medjugores, te të cilët thuhet se Pecorrelli ka qëndruar atje .

Dom Zef Marku është famullitar i kishes “Shen Nikolli” Shkoze. Biznesmeni italian në deklaratat e tij u shpreh se e kishte ndihmuar prifti për të mos vrarë veten dhe dërguar për t’u fshehur te murgjit në Bosnje. Ndërsa mediat italiane shkruajnë se Pecorelli ka dashur të ndajë me priftin thesarin e gjetur.