zoom

Aktualitet

DETAJE/100 kg kokainë në kontejnerin me banane, si i mbajt nën vëzhgim ngarkesa nga Durrësi

Policia e Tiranës ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje një aksion anti-drogë në zonën e Vaqarrit, ku në një kompani frutash ka gjetur e sekuestruar rreth 100 kg kokainë.

Droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane, ndërsa origjina e saj dyshohet se është nga Amerika Latine.

Kontejneri ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës kur ishte në port dhe u gjurmua derisa mbërriti në kompaninë në Vaqarr. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat shoqëruan personat që po shkarkonin bananet, ku dyshohet se ishte fshehur droga.

Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të dyshuarve dhe në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që vijojnë të jenë në port.