zoom

Aktualitet

Dëshmia e Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 persona

14 personat e akuzuar për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që nuk u kapën në gjatë operacionit “Plumbi i Arte”, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas po të njëjtave burime, janë dërguar gjeneralitetet e tyre në pikat kufitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre.

Formulari i SPAK, i plotësuar nga struktura antikorrupsion, tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pas kësaj procedure, pritet që emra të njohur të botës së krimit të të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar. Emrat e 14 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, janë të njohur jo vetëm për autoritetet por edhe për publikun si të përfshire në ngjarje të rënda kriminale.

NE KERKIM

  1. Eljo (Ervis) Bitri,
  2. Festim Qoli,
  3. Alban Bengasi,
  4. Ervis Martinaj,
  5. Elvin Merlika
  6. Alket Xhixha
  7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
  8. Agron (Kamber) Mehja,
  9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
  10. Talo Çela,
  11. Agim Gjini,
  12. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
  13. Florenc Çapia
  14. Abedin Mama (Dine Çami)