zoom

Të gjitha

Denoncon punonjësi i Call Center-it: Po na detyrojnë të votojmë Donaldin! Pronari, mik i Romeos

Finalja e “Big Brother VIP” është mbrëmjen e së premtes dhe një prej 4 finalistëve do fitojë çmimin e madh, ndërsa tre të tjerët do të marrin nga 10 mijë euro.

Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë në “luftë” për çmimin e madh.

Publiku po voton, personazhet publike po mbështesin në rrjete sociale të preferuanin. Televotimi me pyetjen “Kush doni të jetë fitues” ka nisur fuqishëm.

Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po u mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.