zoom

Bota

Del foto e Leas, adoleshentja shqiptare që humbi jetën nga sulmi në Austri

Del foto e Leas, adoleshentja shqiptare që humbi jetën nga sulmi në Austri

Një vajzë 15-vjeçare kosovare me emrin Lea është viktima e parë që është identifikuar me fotografi nga sulmi tragjik në Austri, Graz.

Në një postim prekës në Facebook, halla e saj shkroi: “Sot, mbesa ime Lea humbi tragjikisht jetën në sulmin në Graz. Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim mirënjohjen për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen tonë në këto kohë të vështira.”

Dhjetëra të tjerë u plagosën teksa të shtënat dhe britmat tronditën shkollën, kur autori i sulmit – i identifikuar nga mediat lokale si “Artur A” – hyri në klasën e tij të dikurshme duke qëlluar me një shotgun dhe një pistoletë që i zotëronte ligjërisht.

Në sulmin më të rëndë me armë në një shkollë në Austri, nxënësit e tmerruar bënin sikur ishin të vdekur, fshiheshin në korridore dhe klasa, ose vraponin për jetën.

Pamje tronditëse të filmuara tregojnë zhurmën e të shtënave të ndjekura nga britma, ndërsa autori i sulmit zgjidhte viktimat një nga një.

Ndër viktimat thuhet se ka pasur edhe nxënës dhe mësues.

Postime të lidhura