Aplikacion
Mediat raportojnë se Eri Koshaj më 21 nëntor 2023 është paraqitur te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal, ku ka deklaruar se bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup.
Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka marrë një goditje me jep prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze.
Mësohet se është referuar në Prokurorinë e Tiranës vepra penale “goditje për shkak të detyrës” ndaj Andri Ibrahimajt.
Koshaj ka thënë para oficerëve të policisë se kishte konflikte të hershme me Ibrahimajn pasi ky i fundit i kërkonte të dorëhiqej nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt i cili nuk është gjetur në banesë.
Por, pas disa ditësh është bërë shoqërimi i tij. Burimet bëjnë me dije se ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar nga policia që Ibrahimaj të hetohej në gjendje të lirë, për shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte bërë për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor.
Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.
“Mos fol se prish punë”/ Zbulohen bisedat e Jurgis Çyrbes me Mond Çekiçin para se të vritej