Aplikacion
Ilirit, Sabianit, Arjolës dhe Monikës iu dha mundësia për të zgjedhur edhe një banor tjetër për këtë aktivitet.
I përzgjedhuri ishte pikërisht Kledi, zgjedhje e cila do të nxiste edhe debate të mëtejshme. Einxhel pretendoi se ishte iniciatorja e vërtetë e këtij aktiviteti, mundësi të cilën e përfitoi pasi fitoi lojën e “Ninxhave”.
Ajo tregoi se kjo kërkesë kishte lindur prej Donaldit dhe se ai e meriton vërtetë t’i bashkohej atij grupi.
Kaq mjaftoi që moderatorja dhe Iliri të degradonin komunikimin mes tyre duke etiketuar njëri-tjetrin me epitete si fallxhore, skuth, intrigant, frikacak apo i pafytyrë.
Balerini i njohur insistoi se me Einxhel nuk do të dëshironte të kishte asnjë kontakt, ndërsa gazetarja repikoi duke thënë se nuk i ka bërë asgjë Ilirit për të merituar këtë qëndrim të tij.
Pjesë nga debati:
Einxhel: Kjo është torturë dhe dënim, aty e kishit djalin tjetër dhe e dinit që ai donte më shumë ta shihte. Kjo gjë nuk ishte e drejtë
Iliri: Pse festa ishte e drejtë?
Einxhel: Mos të flasim për drejtësi
Iliri: Ti dëshirën ia kishe dedikuar Donaldit?
Einxhel: Po, dhe të isha në vendin tuaj do e kisha marrë për bazë dëshirën tuaj. Ty nuk të intereson…
Iliri: Unë nuk e marr parasysh atë që po thua. Të ishte dikush tjetër po. Mes nesh ka një distancë dhe dua ta respektoj. Është thjesht çështje preference.Ti je fallxhorja e të gjithëve
Einxhel: Çfarë kam pasur t’i kam thënë në fytyrë, por ti je frikacak, i pafytyrë, hakmarrës dhe skuth.
Einxhel e mori personale duke e pyetur vazhdimisht Ilirin se çfarë ka ai me të dhe ai nuk preferoi të përgjigjet. Mesa duket Iliri nuk e ka pëlqyer Einxhel që më përpara se ajo të hynte në Big Brother.